Pas ndarjes nga jeta të regjisorit të njohur Gjergj Xhuvani, kantautori dhe moderatori Ardit Gjebrea ka shprehur ngushëllimet e tij.

Përmes një statusi në Instagram, Arditi shprehet i prekur që ka humbur një miqtë e tij më të mirë nga koha e Akademisë së Arteve.

Gjebrea thotë se është ajo koha pa kthim që të trishton.

“Trishtim! Gjergj Xhuvani, mik që tek Artet studentë bashkë, admirim i mëpasshëm për suksesin dhe talentin, mendjen dhe unicitetin e tij – iku… Është ajo ikja pa kthim që të trishton! Paqe për ty, artist i papërsëritshëm si ty”, shkruan moderatori.