Vllaznia e ka nisur mbare kampionatin e ri. Ajo ka mundur 1-0 Laçin ne ndeshjen e pare te tij, e luajtur kjo pasditen e sotme ne stadiumin “Loro Boriçi” ne prani te rreth 3 mije tifozeve shkodrane.
Kuqeblutë shënuan në fundin e pjesës së parë, kur pas një goditje këndi topi shkoi tek braziani Hygor që me një gjuajtje në formë gjysmëparbole, e dërgoi atë në trekëndëshin e majtë të portës laçiane.
Vllaznia edhe në pjesën e dytë luajti shumë mirë. Në minutën e 54-të pas një inkursioni të Krujës nga e majta, ai pason në zonë tek Lika që gjuan dhe topi kalon ngjitur me shtyllën e majtë pingule. Një mundësi e artë për të shënuar golin e dytë.
Në minutën e 66-të ka qenë një rast i mirë për Laçin që mund të kishte barazuar me anë të Xhixhës por gjuajtja e tij përfundon mbi traversë.Edhe në minutën e 81-të Xhixha është sërish pranë golit por reagon mirë Sherri duke e grushtuar topin jashtë.
Laçi e rriti presionin ne minutat e fundit sepse tentonte me çdo kusht golin e barazimit, duke perfituar edhe nga nje lodhje e futbollisteve te Vllaznise.
Vllaznia- Laçi 1-0
Shenues: Hyhor 45′
Vllaznia: Sherri, Gurishta, Shehi, Malota, Gligorov, Krymi (Ruqi 83′), Hygor (Marku 54′), Shtubina, Lika, Kruja (Lekaj 77′) , Zogaj. Tr: M. Jonuz.
Laçi: Stajila, Gjoni, Ignjatovic, Domgjoni, Turkaj, Deliu, Shehu, Lushkja, Xhixha, Zaimi (Berisha), Naëabueze. Tr: S. Starova
Arbitra: A. Koçi, F. Lame, H. Isaku (Durrës)