Kryeministrja serbe Ana Bernabiq, mund të jetë befasuar sot nga një gazetar shqiptar.
Bernabiq sot ka marrë pjesë në inaugurimin e një pike kufitare në Tabanovc-Preshevë, ku aty ka takuar edhe gazetarin shqiptar nga Maqedonia, Furkan Saliu, i cili kishte të veshur bluzën me figurat më të njohura shqiptare, e në të cilën shkruante “Sapo dolëm nga mali”.
Kryeministrja serbe, kohë më parë kishte deklaruar për shqiptarët se “Janë njerëz të ardhur nga mali”.