Një plagosje në tentativë ka ndodhur rreth një orë më parë në rrugën drejt parkut të Gërmisë, në kryeqytetin e Kosovës.
Burime nga vendi i ngjarjes, raportojne se në këto momente është bllokuar krejt kalimi në atë pjesë, ndërsa, sipas informacioneve të para, një person ka gjuajtur me armë drejtë një klienti që ishte te berberi, ne pjesën ku shihet edhe në foto.
Ai ka gjuajtur me armë zjarri, ndërkohë, ka ikur nga vendi i ngjajres.
Policia ndërkaq, ka bërë të ditur se momentalisht nuk dihet cilat janë motivet apo se si ka ndodhur rasti, pasi që momentalisht po merren me ekzaminimet.