FOTO- LAJM/ Valter Fushaj s’mund të qëndrojë larg Vllaznisë

Ka plot 8 vite që nuk ka më asnjë lidhje me Vllazninë, por duket se nuk mund të qëndrojë larg saj. E kemi fjalën për ish- presidentin Valter Fushaj i cili shpeshherë është prezent në tribunën e stadiumit “Loro Boriçi” për ta ndjekur këtë skuadër dhe për ta mbështetur.

 

Kështu ka ndodhur edhe ditën e djeshme, kur ai ka qenë në tribunën VIP të stadiumit për të ndjekur takimin ndaj Tiranës.

 

Interesant është fakti se sapo ka zbritur nga makina e tij pranë hyrjes së stadiumit, është ndeshur me presidentin e Tiranës Refik Halili me të cilin është ndalur dhe është përshëndetur përzemërsisht duke kujtuar për pak minuta historinë e dueleve në mes këtyre dy ekipeve kur i drejtonin ato.

 

Këtu është mbyllur diskutimi dhe Fushaj e Halili e kanë ndjekur ndeshjen të ndarë. I pari është larguar nga stadiumi kuptohet i kënaqur me fitoren e marrë, ndërsa i dyti i dëshpëruar për humbjen e Vllaznisë.

 

Ndonëse nuk ka asnjë lidhje me këtë skuadër dhe këtë klub, Fushaj duket se nuk mund ta harrojë lehtë periudhën tetëvjeçare që ka qenë pranë tij (pesë vite si president dhe tre të tjera si zëvendëspresident).

 

Madje edhe gjatë këtyre tetë viteve të fundit që nuk është më në këto poste, emri i tij është lakuar shpeshherë si kandidat për të marrë sërish Vllazninë, por vetë Fushaj është shprehur se do të afrohet pranë klubit vetëm kur të dalin në shitje aksionet e tij dhe ai do të tentojë të blejë shumicën e tyre.

 

Derisa të ndodhë kjo, ish- presidenti do të mbetet thjesht në rolin e tifozit dhe nuk do të mungojë sa herë që i jepet mundësia të jetë prezent në “Loro Boriçi” për ta mbështetur Vllazninë.

Gjon GJEKA

 

Lojtaret e ekipit te Vllaznise se Shkodres dhe presidenti Valter Fushaj, duke festuar marrjen e Kupes se Shqiperise, pas ndeshjes se futbollit, Vllaznia-Tirana, 2-0, e luajtur ne stadiumin “Ruzhdi Bizhuta”, ne qytetin e Elbasanit.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME