Pa iu dridhur fare qerpiku, klienti ndez cigaren ndërkohë që lokali po grabitej

Një burrë nga St. Louis është filmuar nga kamerat e sigurisë së një bari ndërkohë që rrinte fare indiferent gjatë një gr.abitjeje.

Ndërkohë që një hajdut i ar.matosur u fut brenda biznesit, burri në banak vazhdon i pashqetësuar të pijë gotën që kishte përpara.

Më tej, ai ndez edhe një cigare, gjithmonë duke qëndruar gjakftohtë dhe mbi të gjitha refuzon që të lëvizë nga karrigia ku ndodhej edhe pse grabitësi iu afrua.

Të gjithë personat e tjerë që ndodheshin në bar mund të shihen nga pamjet teksa vrapojnë të friksuar apo edhe fshihen poshtë tavolinave.

Por, ‘protagonisti’ ynë vazhdon të rrijë i qetë dhe madje refuzon që të heqë nga dora celularin edhe pse gra.bitësi i armatosur po ia kërkonte.

Sipas raportimeve, hajduti doli nga biznesi pasi i kishte grabitur të gjithë personat që ndodheshin në bar, përveç burrit me cigare.

Atij nuk i kishte marrë asgjë. Njerëzit tashmë po vrasin mendjen nëse ai mund të ketë qënë shumë i dehur sa për ta kuptuar rrezikun që i kanosej, apo thjesht nuk i interesonte me të vërtetë se çfarë po ndodhte.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME