Një grua në Republikën Çeke ka sjellë në jetë një vajzë të shëndetshme 117 ditë pasi mjekët e kanë shpallur klinikisht të vdekur.
Mjekët në Spitalin Universitar në Brno e sollën në jetë vajzën e vogël me anë të një operacioni cezarian më 15 gusht.
Sa i përket të ëmës, mjekët e kanë mbajtur gjallë në mënyrë artificiale që fetusi i saj të zhvillohej edhe për 4 muaj të tjerë në mitër.
Gruaja 27-vjeçare, emri i të cilës nuk është bërë publik pësoi një hemorragji në tru në prill.
Familjarët e dërguan nënën e vajzës me helikopter në spital, por mjekët konstatuan se truri i saj nuk funksiononte më, shumë pak pas arritjes së saj. Kështu, skuadra e mjekëve e lidhën nënën me një seri aparaturash në mënyrë që ta mbanin gjallë.
Ata madje ia lëvizën këmbët çdo ditë, duke imituar ecjen në mënyrë që të stimulonin rritjen e fëmijës.
Gjinekologu Pavel Ventruba u shpreh:
Ky ka qenë një rast i jashtëzakonshëm, e gjithë familja qëndroi e bashkuar. Foshnja tashmë do jetojë me të atin.”