Pse ora është e ndarë në 60 minuta dhe pse minutat janë të ndarë në 60 sekonda?

Të parët që e organizuan kohën në këtë mënyrë që është dhe sot kanë qenë babilonasit. Falë tyre viti ishte ndarë në 12 muaj sipas 12 fazave hënore dhe ishte logjike që dita dhe nata të ndaheshin secila në 12 orë duke korresponduar me të 12 fazat e vitit. Presupozohet se kanë qenë po babilonasit ata që e kanë ndarë orën në 60 minuta dhe minutat në 60 sekonda sepse 60 ishte numri më i madh të cilit babilonasit i kishin dhënë një emër.(sistemi gjashtëdhjetor)

 

Ora dhjetore. Në 1793 u bë një tentativë për të përdorur sistemin dhjetor dhe për orën dhe minutat. Këshilli i Republikës francese vendosi që ditnata të ndahej në 20 orë me nga dhjetë orë secila.

 

Çdo orë të ndahej në 100 minuta dhe çdo minutë në 100 sekonda. Ky sistem filloi në përvjetorin e themelimit të republikës. Viti ishte i përbërë nga 12 muaj me nga 30 ditë dhe 5 ditë shtesë që nuk bënin pjesë tek asnjë muaj në veçanti.

 

Reforma ndikoi dhe në organizimin e javës po në favor të dekadës, tre dekada (tre javë me nga dhjetë ditë secila) bënin një muaj. U prodhuan dhe ora me ndarje dhjetore por pas 13 vjetësh në 31dhjetor 1805 Napoleoni e hodhi poshtë reformën duke e kthyer gjithçka në normalitet.

 

Ora dhjetore u propozua përsëri në 1998 nga Swatch që e quajti Beat për të matur kohën në internet. Dhe ky eksperiment nuk ka funksionuar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME