Cana: Kombëtares po i thahet uji i pishinës, do vijë një ditë që…

Lorik Cana flet hapur mbi problemet e kombëtares së Shqipërisë që pas Euro 2016 dhe për të parën herë thotë atë që ndoshta ka mbajtur të fshehur për shumë kohë në mendjen e tij, por që në biseda private me miq mund ta ketë thënë…

“Eshtë periudha më e vështirë për Shqipërinë”, thotë ish-kapiteni për “Le Parisien”. “Pritej, në fakt, sepse pas Europianit 2016, duhet të vinte ndërrimi i brezit por tani kemi një boshllëk të madh. Praktikisht, disa futbollistë u tërhoqën, të tjerë që në Europian u paraqitën mirë tani nuk po e bëjnë dhe ato pritshmëri janë zbehur. Jo vetëm kaq, por kanë ikur elementë cilësorë dhe nuk janë zëvendësuar”.

Ish-kapiteni më pas thotë se “problemi lidhet me formimin e Kosovës por edhe Maqedonia e Veriut, pasi 8-9 vite më parë, mblidhnim më të mirët, që kishin kombësi shqiptare por me origjinë kosovare apo maqedonase, ndërsa tani shkojnë me kombëtaret e tyre. Kështu, Shqipëria duhet të shohë te produkti vendas por nuk është e lehtë. Jemi bërë si ajo pishina të cilës po i thahet uji. Do të vijë një ditë që do të jetë edhe më e vështirë, duhet të ndryshojmë diçka”.

“Tani lojtarët ose ambjenti kuqezi më sheh si vëllain e madh, por jam krenar që kam mbajtur shiritin dhe i kamë thënë jo Domenech kur ishte koha… Franca më kërkoi, ashtu edhe Zvicra, por doja vetëm Shqipërinë”.

“Të presim atë epokë të re, atë

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME