Reja: Ja pse e aktivizova Roshin mbrojtës

Edi Reja merr përgjegjësitë e tij për dështimin me aktivizimin e Odise Roshit si mbrojtës, por sigurisht nuk e hedh të gjithë poshtë paraqitjen e Shqipërisë, pavarësisht humbjes së thellë 4-2.

“Diçka pozitive kishte disa ndeshje. Është normale që bëmë disa gabime individuale që sollën dy golat në pjesën e parë. Ishte mungesë vëmendje nga lojtarët. Në disa momente arritëm të dilnim përpara portës. Është normale, Franca na vuri në vështirësi falë cilësive që ka. Gjithsesi skuadra jonë diçka pozitive e tregoi në ndeshjen e sotme.”

Gabimi me Roshin: Unë e aktivizova Roshin sepse do ta bënte të gjithë krahun, mendova se është lojtar i shpejtë dhe mund të vinte në vështirësi kundërshtarët. Sigurisht që gabimet nuk janë vetëm të tijat, por kryesisht të miat që e aktivizova në atë rol. U mundova të ndryshoja diçka me ndryshimin e krahëve mes Hysajt dhe Roshit. Por patëm vështirësi edhe me mesfushorit, që e kishin vështirësi të dilnin para.

Bare dhe Gjasula: Bare ka zhvilluar një 90-minutësh të madh, edhe nga pikëpamja teknike taktike shumë cilësor, Edhe Gjasula kur u aktivizua i dha qetësi ekipit, kemi dy lojtarë shumë të mirë për të ardhmen.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME