Një grua braziliane nga Garanhuns, Pernambuco, ka pësuar djegie të shkallës së tretë në fytyrë, kraharor, krahë dhe duar, pasi furra e mikrovalës shpërtheu kur ajo u përgjigj në celular, pranë aparaturës.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, edhe ai i plagosur, ishin në Spitalin e Restauracao, në lagjen Derby, në qendër të Recife, sipas gazetës braziliane ‘TV Jornal’.
Djegiet nuk janë shëruar ende, por Edivânia Maria da Silva po rimerr veten. Ajo duhet të shkojë të paktën tri herë në javë për t’u mjekuar e bashkë me të edhe i shoqi.
Edivânia po punonte në një ‘snack bar’ kur i biri i telefonoi dhe ajou përgjigj. Me të mbyllur celularin, ndodhi shpërthimi!
Si furra me mikrovalë edhe celulari ishin të fikur në momentin e incidentit. Edhe i shoqi dhe tezja, të cilët ishin në vendngjarje, mbetën të plagosur, por me djegie të lehta.
Shtëpiakja u detyrua të heqë lëkurë nga shpatullat për ta vënë mbi duar, zonë e cila ishte më e lënduara.