Pas paraqitjes spektakolare në ndeshjen Shqipëri-Islandë, UEFA menjëherë ka reaguar ndaj futbollistit Elseid Hysaj.
Ky i fundit pasi foli për mediat, u lajmërua se u kërkua nga antidopingu, për të bërë provën e urinës.
Mesa duket as UEFA nuk ka e besuar super paraqitjen e shkodranit, që ndër të tjera shënoi edhe golin e parë kuqezi në karrierë me Kombëtaren Shqiptare.
Hysaj u largua nga fusha e lojës 20 minuta para mbylljes së takimit, pasi në këmbët e tij po ndihej lodhja si dhe një tërheqje muskulare.
Dje në mbrëmje kuqezinjtë bënë krenar çdo shqiptar. Shqipëria mundi Islandën me rezultatin 4-2 në “Elbasan Arena” duke ngjallur shpresat për ëndrrën europiane.