Arkeologët po studiojnë një qyp me monedha të lashta romake, të gjetur në rrënojat e një teatri të vjetër në veri të Italisë.
Monedhat, të paktën 300 të tilla, i përkasin kohës së lashtë romake dhe u gjetën në një qyp prej balte në bodrumin e Teatrit Cressoni në Como, në veri të Milanos.
“Momentalisht nuk dimë ende detajet historike dhe kulturore të këtij zbulimi”, tha Ministri italian i Kulturës, Alberto Bonisoli në një deklaratë për mediat. “Por kjo zonë po rezulton një pasuri e vërtetë për arkeologjinë, një zbulim që më mbush me krenari”, tha Bonisoli më tej.
Kushdo që e vendosi qypin në këtë vend,“i varrosi monedhat në mënyrë të tillë që në rast rreziku mund të shkonte dhe t’i merrte”, shpjegoi për mediat, ekspertja e monedhave të rralla, Maria Grazia Facchinetti.
Ajo tha se monedhat kanë të gdhendur fytyrat e Honorius, Valentinian III, Leon I, Antonio dhe Libius Severus, që do të thotë se nuk janë më të lashta se viti 474 Pas Lindjes së Krishtit.