Një burrë nga Oregon-i, i cili e ka fituar dy herë luftën kundër kancerit, ka fituar 4.6 milionë dollarë në lotarinë kombëtare.
Stu MacDonald blinte bileta lotarie çdo jave dhe të sa herë që ai shkonte për ta blerë bashkëshortja i uronte fat. Si për ironi të fatit, ditën që gruaja harroi ta uronte, ai fitoi.
Duke folur për mediat, MacDonald tha:
Jam vërtet me fat. I kam mbijetuar kancerit dy herë dhe ja ku jam tani. Kjo është e mrekullueshme.”
Ai e bleu biletën më 7 shtator në një kafe dhe pronarët e biznesit do të marrin një për qind të fitimit si bonus, pra rreth 46,000 dollarë.
Të fitosh lotarinë gjithsesi mbetet më e rrallë se të mundësh dy herë kancerin. Shanset që dikujt t’i bjerë një ‘jackpot’ i tillë janë 1 në 300,000,000. Pra, ke më shumë shanse të bëhesh president i SHBA-ve sesa të fitosh shuma të tilla.