Doli të pinte një cigare, gruaja befasohet kur sheh se çfarë kishte hipur në shtëpinë e fqinjit

Një mëngjes të hëne një grua në Oregon doli jashtë për një moment dhe pastaj ia mbathi me të katërta pasi pa diçka të pazakonte mbi çati.

Sipër çatisë së fqinjit të saj ndodhej një ‘puma’ gjigante. “Dola jashtë që të pija një cigare kur e pashë atë që po më shihte drejt e në sy. Dukej si i nevrikosur. Qëndronte në çati dhe më ka parë për gati një minutë. Nuk u frikësova, thjesht u alarmova.”- u shpreh Alysha Sifford.

Pasi mediat morën vesh për lajmin filluan të shpërndanin paralajmërime që një puma e rrezikshme po lëvizte në zona të banuara. Gjithsesi kur fqinji i Alysha-s e dëgjoi lajmin thjesht nuk e mbajti dot më të qeshurën.

Ai shpjegoi se ‘macja’ e egër për të cilën po flitej në fakt ishte nëj luan pellushi që ai e kishte vënë vetë në çati.

Ai tregoi më tej: Ne menduam se do ishte gallatë, kështu që e ngjitëm në çati. Dikush postoi një foto disa ditë më parë. Me mijëra njerëz filluan të reagonin dhe ta shpërndanin. Njerëzit po më quajnë gënjeshtar, mendojnë se është fotoshop.”

John Forrest tregoi më tej se një zonjë filloi të bërtiste me të madhe se në çatinë e shtëpisë sime ndodhej një puma dhe se donte të merrte në telefon policinë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME