Arrestohet për shpërdorim detyre Sali Berisha (është gjyqtar në Pejë)
Arrestohet Sali Berisha,
gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë (Themelore) të Pejës. Prangosja e Berishës u bë para pak minutash, sipas burimeve zyrtare nga gjykata në fjalë. Sali Berisha, koincidon me emrin e njëjtë të ish kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha
Arrestimin e gjykatësit Berisha e ka konfirmuar kryetari i kësaj gjykate, Sami Sharraxhiu.
“Sektori kundër Krimit Ekonomik në drejtorinë e Policisë së Kosovës me qendër në Prishtinë ka arrestuar shtetasin Sali Berisha”, ka thënë Sharraxhiu.
Arrestimin e Berishës, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë së Shtetit, Ekrem Lutfiu. Ai tha se arrestimi i tij është bërë nën dyshimin për shpërdorim detyre.
Një urdhër gjykate i jep Berishës masën paraprake të mbajtjes në burgim për 48 orët e ardhshme deri në daljen e një mase tjetër sigurie.
Aktualisht, Sali Berisha është në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Pejë.