Një vajzë 22-vjeçare ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare me ndryshimin që ka pësuar në pamje pas operacioneve të shumta në buzë.
Andrea Amilova Ivanova nga Sofia e Bullgarisë ka bërë deri tani 15 operacione dhe prapë nuk është e kënaqur me rezultatin pasi kërkon buzë më të fryra.
Ajo ka shpenzuar 2500 dollarë sepse sipas saj duhet të ndjekë modën e buzëve të fryra.
Pavarësisht kritikave, Andrea këmbëngul se 15 mijë fansat e saj në Instagram e mbështesin atë dhe e pëlqejnë pamjen e saj.