42 Vjeçarja Charity Pierce, e lindur në Amerikë është cilësuar si një nga gratë më të shëndosha në botë.
Charity peshonte rreth 400kg, dhe kohët e fundit ka fituar famë në mbarë botën, pasi mori pjesë në një serial Amerikan të titulluar ‘ Jeta ime në 400 kile’, ku shoqërohej dhe nga i dashuri i saj i cili ishte 17 vite më i vogël se ajo.
42 vjeçarja me pjesëmarrjen e saj në serialin famoz, arriti të fitonte një shumë prej afro 1 milionë dollarësh,me të cilat më pas ajo kreu një operim në stomak, si dhe një operim për tërheqjen e lëkurës dhe heqjen e dhjamit, duke rënë kështu rreth 250 kg.
Charity ka bërë një ndryshim drastik në pamjen e saj, edhe pse ka ende shumë rrugë përpara ajo tashmë ndihet më mirë së kurrë, mund të lëvizë lirshëm dhe nuk ka nevojë për dikë pas saj që ta shoqërojë gjithë kohën.