Shenjat kanë një marrëdhënie të ndryshme me paranë dhe menaxhimin e saj. Ja 4 shenjat më kursimtare të horoskopit:
Demi
Demi është një shenjë e Tokës dhe njihen si persona kursimtarë. Dinë ta menaxhojnë buxhetin e tyre shumë mirë dhe nuk shpenzojnë për gjëra të parëndësishme. Përgjithësisht kanë frikë nga varfëria.
Virgjëresha
Marrëdhënia e tyre me ekonominë është e shkëlqyer. Virgjëreshat planifikojnë çdo gjë me detaje dhe nuk bëjnë hapa të pamenduara mirë.
Akrepi
Kryesisht shquhen për aftësitë e tyre në biznes dhe menaxhimin e parave. Akrepat nuk bëjnë kurrë lojra me buxhetin.
Bricjapi
Bricjapi është një shenjë që ka shumë ambicie. Ana monetare është shumë e rëndësishme për ata dhe i mendojnë shumë herë hapat që ndërmarrin.