Astrologia Meri Gjini thotë se në nëntor do të ketë lëvizje të ashpra në politikë.
Ajo shprehet se planeti i Marsit tek shenja e Peshores do ta bëjë politikën kryefjalë këtë vjeshtë.
“Nuk mund të bëj hartën personale të kryeministrit, por gjithsesi Marsi te Pershorja e bën politikën të jetë kryefjalë këtë muaj. Do të ketë zhurma në tetor, të cilat do të jenë të kontrolluara deri në datën 22.
Pas kësaj date, deri në 20 nëntor do të ketë lëvizje të ashpra. Do të dominojë politika dhe do ketë pozicionime të ashpra”, u shpreh astrologia në emisionin “Rreze Dielli”.