“Do pendohemi nëse hyjmë në Europë, do bëhet kafja 1 euro”

Teksa shumë njerëz në vendin tonë lobojnë për hyrjen e Shqipërisë në BE, e shumë qytetarë mezi po e presin këtë ditë, tejet euroskeptik është shprehur historiani Neritan Ceka. I ftuar në “360 Gradë”, mbrëmjen e djeshme ai tha se shqiptarët kanë për t’u penduar ditën që do të hyjmë në Europë.

Sipas Cekës, ne do të pendohemi për çdo gjë, duke nisur që nga çmimi i kafes, i cili do të bëhet 1 euro. Historiani shprehet se ne s’jemi të përgatitur dhe do të shkojmë si cjapi te kasapi, me këtë strukturë dhe ekonomi që kemi.

Gjithashtu historiani thotë se Europa nuk është një hotel që shkon dhe nuk paguan.

Ai deklaroi:

Gjithmonë e më shumë po bëhemi euroskeptikë. E kam thënë dhe do ta them. Ditën që do të hyjmë në Evropë ne do të pendohemi, që nga kafja që do bëhet 1 euro. Ne nuk jemi të përgatitur dhe do të shkojmë si cjapi te kasapi me këtë strukturë dhe ekonomi që kemi. Atje është kompetitive Europa nuk është një hotel që shkon dhe nuk paguan. Ne nuk jemi përgatitur. Kemi një klasë politike kompladore, një ekonomi kompladore. Jemi gati të shesim çdo gjë dhe mos fusim gjë dhe kemi një Evropë shumë dinake në institucionet e saj.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME