Një grua ndau në Twitter dy foto të modelit të saj të flokëve, por si duket njerëzve u bëri përshtypje diçka tjetër dhe jo modeli konkretisht.
Vajza e cila mban emrin @robertaaarocha në Twitter publikoi dy foto nga modeli i flokëve pa e kuptuar se në fakt kishte krijuar një iluzion te ‘frikshëm’ optik.
Shumë komentues filluan të shkruanin se ‘figura’ në foto ngjan në fakt me organin gjenital mashkullor.
Një prej tyre shkruante:
Duhet të jem disi e lodhur pasi mendova se kjo ishte foto e një organi gjenital.”
Por si duket Stephanie nuk ishte fare e lodhur pasi të gjithë ndanin të njëjtin mendim me të.
Postimi origjinal është bërë rreth 10,000 herë ‘retweet’ dhe ka marrë më shumë se 33,000 pëlqime.