Vuçiç lexon në shqip dhe pyet gazetarin shqiptar: E thash mirë? Nëse ti flet serbisht, edhe unë…

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë një takimi sot me kandidatët e Listës Serbe në Beograd ka lexuar në gjuhën shqipe. Bëhet fjalë për dokumente të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës ndërsa ai thotë; “lista e kandidatëve të subjekteve politike” .

 

Më pas kreu i shtetit serb pyet gazetarin shqiptar Idro Seferi, i cili ndodhej në konferencën për shtyp, nëse i kishte thënë mirë.

“Seferi, a i thash mirë?”, pyeti Vuçiç, ndërsa përshëndeti gazetarin duke i buzëqeshur.

 

“A e sheh?! Nëse ti mundesh të flasësh në serbisht, mund edhe unë diçka të mësoj. Por nuk jam aq i talentuar si Nenad Rashiq apo Rada Trajkoviç”, tha presidenti serb, duke shkaktuar edhe të qeshura mes të pranishmëve.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME