Flet nga spitali portieri i Partizanit: E vërteta e rrëzimit nga kati i gjashtë

Rrëzimi nga kati i 6-të i pallatit të portierit të Partizanit, Aldo Teqja është shoqëruar me komente dhe reagime të shumta. Prej ditësh është folur se ai është vetëhedhur nga ballkoni, por babai i tij dha një tjetër version në një intervistë për emisionin “Procesi Sportiv”.

 

Ai tha se gjithçka kishte qenë aksident dhe se ajo që është shkruar nuk është e vërtetë. Në krah të portierit 24-vjeçar në spital ndodhej edhe e fejuara e tij. Babai i Teqes tha se ajo dhe familiarët e saj i kanë qëndruar gjatë gjithë kohës pranë.

 

Vetë futbollisti tha pak fjalë duke u shprehur se ishte më mirë dhe se priste që shumë shpejt të kthehej në fushë. “Gardiani” i portës së “demave” shpëtoi për shkak të tendave të ballkoneve dhe rrëzimit në lulishten me bar. Edhe mjekët thanë se gjendja aktualisht është më e mirë, por ai do të mbahet nën mbikëqyrje.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME