Gjatë mbrëmjes ngrini sytë nga qielli, pasi do të bëheni dëshmitarë të një shiu meteorësh. Sot pritet të ndodhë një fenomen i rrallë, ku një shi meteorësh pritet që të arrijë kulmin këtë mbrëmje, teksa ‘yjet’ pritet të rrëzohen nga qielli.
Shiu i meteorëve Draconid, që ndodh çdo vit në këtë periudhë, do të kalojë në qiellin e natës dhe pritet të jetë aktiv deri më 11 tetor. Sot është piku i këtyre meteorëve, dhe shanset që t’i shihni teksa shuhen në atmosferën e tokës janë të mëdha.
Kjo ngjarje ndodh çdo tetor ndërsa Toka kalon pranë bishtit të kometës 21P/Giacobini-Zinner. Pjesë nga kjo kometë godasin atmosferën, dhe kthehen në drita të vogla që bien nga qielli.