Mbyllet në barazim pa gola pjesa e parë e ndeshjes mes Turqisë dhe Shqipërisë.
Kuqezinjtë treguan karakter dhe grintë në fushë, madje për pak shënuan golin e avantazhit në minutat e fundit.
Një goditje dënimi e ekzekutuar nga Manaj, gjeti të përgatitur portierin vendas që devojoi topin në këndore.
Loja është e fortë dhe e ashpër nga të dy skuadrat, ku arbitri është detyruar disa herë të nxjerrë kartonin e verdhë.