Një grua ka të paktën 5 vite që është në një ‘lidhje’ dashurore me një aeroplan pasagjerësh.
Michele Köbke nga Berlini thotë se lidhja e saj me avionin është ‘fizike’.
Avioni Boeing, të cilin ajo e thërret ‘Schatz’, që përkthehet ‘i dashur’, mesa duket po merr më shumë vëmendje intime se shumë prej nesh.
Së fundmi 30-vjeçarja ka treguar sesi nisi dashuria e saj për aeroplanin.
Ajo u shpreh:
Avioni 737-800 më duket shumë tërheqës dhe seksi. Ai ka një konstrukt të bukur dhe është një aeroplan tërheqës dhe elegant.”
Gjithsesi, si të gjitha marrëdhëniet, jo çdo gjë shkon fjollë, Michele thotë se të daslësh më një avion nuk është aspak e lehtë.
30-vjeçarja tregon më tej:
Mund të jem afër tij vetëm kur udhëtoj ose kur shkoj ta vizitoj tek hangari, gjë kjo që ka ndodhur një herë në jetën time.”
Por gjithsesi, ajo e ka gjetur zgjidhjen ka krijuar një kopje të tij, me përmasa më të vogla, që e mban me vete ku të dojë.
Edhe pse dashuria që ajo ka për avionin njihet si objektofili, që ndodh kur dikush është i tërhequr intimisht nga objekte, ajo vetë beson se marrëdhënia e tyre është e njëjtë me të tjerat.