Buka e Dasmorëve – Përgatisni Vetë Recetën Me Shijen Më Të Veçantë

Kjo bukë e ëmbël zakonisht përgatitet në raste festash e gëzimesh familjare. Receta e saj përgatitet nga amvisat në shumue vende të ndryshme të botës, dikur ajo posaçërisht për t;ua servirur dasmorëve në raste dasmash.

 

Buka e dasmorëve ka një aromë të veçantë falë përbërësve të saj dhe shije delikate që ia jep mjalti. Zakonisht ajo përgatitet në një tavë të rrumbullakët, për t’i dhënë pamjen e një ëmbëlsire. Me përbërës që gjenden në çdo shtëpi, AgroWeb.org ju sjell recetën e bukës së dasmorëve në disa hapa të thjeshtë.

 

Përbërësit
Gjysmë gote me ujë të vakët, 3 lugë gjelle me mjaltë jo të ngurtë, Gjysmë luge çaji me maja të thatë, 3 gota uji me miell, 3-4 lugë gjelle me vaj ulliri
1 vezë, 1 lugë çaji me kripë, 4-5 lugë gjelle me ujë të ftohtë

 

Përgatitja
Si fillim duhet të përgatisni majanë, duke përdorur një gotë miell nga receta dhe ujë. Mjafton që t’i përzjeni bashkë të dy përbërësit derisa të formojnë një masë homogjene, më pas lëreni përreth 10 orë. AgroWeb.org ju këshillon që nëse vendosni për ta përgatitur bukën e dasmorëve, majanë ta përgatisni një ditë më parë. Më pas në një tas përzjeni ujin, mjaltin e majanë e thatë dhe lërini derisa majaja të lëshojë disa flluska. Në një tas të madh hidhni miellin e mbetur, majanë natyrale, vajin e ullirit, vezën dhe majanë dhe përzjejeni me një lugë druri.

 

Sapo përbërësit të fillojnë të lidhen, kalojeni brumin në sipërfaqen e tavolinës të spërkatur me miell. Shtojini kripën dhe punojeni me duar derisa sipërfaqja e tij të jetë e lëmuar. AgroWeb.org ju këshillon që gjatë punimit të brumit duart lyejini herë pas here me vaj ulliri. Pasi brumi të jetë gati, merrni një tas të madh spërkateni me vaj dhe vendosni brumin e më pas mbulojeni me plastikë kuzhine.

 

Brumin duhet ta lini derisa të dyfishojë masën e tij. Diçka e tillë merr rreth dy orë. Kur të ketë kaluar koha e nevojitur, hiqeni qesen, dhe kalojeni përsëri në tavolinë për ta punuar. AgroWeb.org ju sugjeron që të shtoni miell derisa brumi të mos ngjisi as në duar e as në sipërfaqen e tavolinës. Jepini brumit një formë të rrumbullakët, ose në varësi të tavës që përzgjidhni. Lëreni brumin përsëri të fryhet para se ta vendosni në furrë.

 

Pasi të jetë fryrë, vendoseni në furrë të parangrohur me 250 gradë. Kini kujdes që si fillim ta vendosni në mes të furrës. Pasi të kenë kaluar 10 minuta, ulni temperaturën e furrës në 180-200 gradë. Piqeni në këtë temperaturë përreth 15-20 minuta ose derisa sipërfaqja e saj të bëhet e artë. Pasi të jetë pjekur, hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet për të paktën 15 minuta para se ta prisni e ta servirini. /AgroWeb.org

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME