Një modele bjonde, shumë e komentuar për format e saj dhe fotot provokuese ka shpallur kandidaturën e saj për Presidente të Kroacisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
“E kam vendosur, do të kandidoj për Presidente. Politika është dashuria ime e dytë. Nuk mund t’i shikoj gjithë këto gjëra të këqija që po i ndodhin vendit tim. Të rinjtë po largohen dhe lindshmëria po bie”, ka thënë modelja 31-vjeçare, Ava Karabitiç.
Ava u shpreh se politika është dashuria e saj e dytë dhe veten e përshkroi si “zgjedhje perfekte”.
Modelja do të konkurrojë përballë presidentes në detyrë të Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç.