Përfaqësuesja italiane U17 do të jetë një nga protagonistet kryesore të Botërorit të sapofilluar në Brazil edhe pa “yllin” Sebastiano Esposito të “bllokuar” nga Antonio Conte, por sigurinë e tyre fqinjët e kanë në portë, ku titullar është një djalosh shqiptar.
Marco Molla ishte një nga elementët më të spikatur të ekipit që arriti në finalen e Europianit, edhe falë pritjeve të tij.
Lindur në Sesto Fiorentino por me origjinë shkodrane, i gjatë rreth 192 centimetra, Molla shihet si një nga talentet më të mëdha në Itali në rolin e tij. Falë fizikut por edhe teknikës që disponon, Marco ka një ngjashmëri sportive me portierin e Atletico Madridit, Jan Oblak, pikë referimi për 17-vjeçarin.
Molla qan për finalen e Europianit U-17 të humbur ndaj Holandës
Edhe pse i lindur në Itali, Molla ka përfaqësuar Kombëtaren kuqezi në disa ndeshje, për të preferuar më vonë atë italiane. Por ai nuk ka harruar të marrë pasaportën shqiptare, dhe një rikthim i tij në Kombëtaren e madhe sipas vetë familjes së tij është ende i mundshëm, duke përfaqësuar pa frikë të ardhmen e portës kuqezi./a2cnn/