Një kompani brisqesh për rruajtje ka nisur një fushatë të re që manifeston mustaqet e femrave.
Kjo fushatë ka si qëllim që të ndryshojë mënyrën sesi flitet për qimet e trupit kur vjen puna tek femrat.
Marka për femra Billie dallon nga markat e tjera të brisqeve në industri pasi edhe herë të tjera ka lëshuar fushata që thyejnë barrierat dhe tabutë dhe ‘promovon’ qimet e trupit tek vajzat.
Më herët doli trendi i të mos u depiluarit në sqetulla ose në këmbë, ndërsa kësaj radhe synimi është vënë tek mustaqet.
Georgina Gooley shprehet:
Për ne femrat mustaqet janë një temë e rëndësishme- të gjitha i kemi, në një forma e në një tjetër, por asnjë nuk flet rreth tyre. Vetëm kur vjen puna për t’i hequr.”
Në reklamë shfaqen vajza të ndryshme me mustaqe në fytyrë dhe pa asnjë kompleks.