Një 14-vjeçare shqiptare e Kosovës është zhdukur në rrethana misterioze prej 4 ditësh rrethin e Marburg në Gjermani.
E mitura e quajtur Sania, humbi kontaktet me familjarët në datën 26 tetor rreth orës 10:00 të paradites.
Rasti është bërë publik edhe nga Policia Federale e Hesse, të cilët kanë kërkuar bashkëpunimine qytetarëve për gjetjen e 14-vjeçares së zhdukur dhe kanë publikuar për mediat një foto të saj.
Nuk ka asnjë gjurmë nga zhdukja e të miturës, përveçse një aparati celular që është gjetur në stacionin hekurudhor të qytetit Giesen, 6 orë pasi 14-vjeçarja u raportua e humbur.
Vajza kishte dalë nga shtëpia të shtunën paradite dhe që nga ky moment askush nuk ka informacione për vendndodhjen e saj, pavarësisht kërkimeve intensive të policisë dhe familjarëve.
14-vjeçarja është e gjatë rreth 1.60 m dhe peshon 60 kg. Ajo ka flokë të gjata, kaçurrele dhe të zeza, ndërsa sytë i ka ngjyrë kafe. Ditën e zhdukjes ajokishte veshur atlete të zeza Nike, xhinse ngjyrë të gjelbër të mbyllur dhe një xhaketë të kuqe me lule të zeza në mëngë.



