Një djalë nëntë vjeçar do të bëhet më i riu i diplomuar ndonjëherë në fund të këtij viti, duke shkaktuar një konkurs midis universiteteve më të larta botërore për të regjistruar fëmijën gjeni në fakultetet e tyre.
Laurent Simons ka një IQ të paktën 145 dhe do të përfundojë gradën e tij të inxhinierisë elektrike nga Universiteti i Teknologjisë Eindhoven këtë dhjetor.
“Unë me të vërtetë dua të shkoj në Kaliforni, moti është i këndshëm atje,” tha Laurent, i cili është me baba nga holanda dhe mama belge, por jeton në Amsterdam.
Profesorë nga universitetet më të mira të SH.B.A.-së janë vënë tashmë në kontakt me Laurent, i cili pëlqen të luajë lojëra video si Fortnite dhe Minecraft, duke i ofruar atij mundësinë për master dhe madje edhe programe të doktoratës. Disa tashmë i kanë dhënë detyrat e shtëpisë pas intervistave joformale të Skype.
Çuditërisht Laurent filloi studimet e tij universitare në Mars dhe i ka përfunduar gati në vetëm nëntë muaj. Tutori i tij tha se ai ishte tre herë më inteligjent se studenti i tij më i zgjuar.
Laurent, i cili ëndërron të bëhet kirurg i zemrës ose astronaut kur të rritet, do të thyejë rekordin botëror të mbajtur që nga 1994 nga Michael Kearney, i cili u diplomua në Universitetin e Alabama në moshën dhjetë vjeçare.
Laurent mbaroi shkollën e mesme në moshën tetë vjeç pasi mbaroi arsimimin gjashtë vjeçar në vetëm një vit e gjysmë. Babai dhe nëna e tij Lydia, 29, menaxhere e një firme, e panë djalin e tyre të marrë diplomën në një sallë të mbushur plot me 18-vjeçarë.
Ishin gjyshërit e tij ata që së pari vunë re që Laurent kishte “dhunti”. Ata kujdeseshin për të ndërsa babai dhe nëna e tij drejtonin biznesin e dentistëve.
Laurent e nisi shkollën fillore vetëm katër vjeç, e mbaroi vitin dhe më pas përfundoi pesë vitet e ardhshme të studimit në vetëm 12 muaj.
Ai ishte gjashtë vjeç kur shkoi në shkollë të mesme dhe një vit më vonë, për të luftuar mërzitjen në shkollë, u lejua të fillojë një projekt kërkimor në Qendrën Mjekësore Akademike në Amsterdam.