Një ndihmës mjeke është arrestuar pasi i mori nga gishti unazën një pacienteje të vde kur dhe e shiti në një dyqan pengjesh.
Lisa Darlene Glaze është akuzuar për vjedhjen e unazës nga dira e Gloria Robinson, e cila vdiq pasi u transportua në spitalin CHI St Vincent Hospital në Arkansas.
Glaze, e cila punonte në dy spitale, dyshohet se mori unazën nga dora e Robinson më 16 tetor dhe më pasi shiti unazën në një dyqan.
Autoritetet thanë se familje e Robinson vuri re që tre unaza mungonin tek sendet e saj personale dhe u përballën me Glaze.
Dy nga unazat u gjetën disa ditë më vonë, por një unazë e tretë ende mungonte.
Një dyqan pengjesh raportoi në polici shitjen e unazës prej diamanti tek autoritetet më 24 tetor. Policia vuri në pranga Glaze.
Ajo i kishte treguar blerësit patentën e saj në momentin që shiti unazën.