Kjo është arsyeja pse hotelet kanë gjithmonë çarçafë dhe jastëkë të bardhë

Dimri po vjen dhe teksa të gjithë një mendje e kemi nga festat, me siguri që jeni duke planifikuar pushimet apo arratistjen e radhës, diku në një destinacion të bukur.

 

Ndalojmë tek pushimet, hotelet, akomodimi! Shumëkush mendon për atë shtratin e madh e të butë, për një gjumë të qetë, dikush tjetër për mbulesat me gëzof, për shampot apo aksesorët tërheqës që thuajse ofrojnë pa kursim të gjitha hotelet ku akomodoheni.

 

Por, a keni vënë re edhe ju si ne që hotelet gjithmonë përdorin çarçafë dhe jastëkë të bardhë? Dhe a keni menduar ndonjëherë se pse?

 

Rezulton në fakt se ka një arsye të fortë që qëndron pas kësaj. Emma Hooton, stiliste shtëpish në Tielle Love Luxury, i tha revistës Red: se çdo ngjyrë tjetër përveç të bardhës venitet me kalimin e kohës. Kjo nuk ndodh kurrë me nuancën e bardhë, ajo është e përjetshme, tërheqëse dhe e freskët.

 

Pra e mësuat arsyen! Që dhoma e hotelit të duket sa më e rregullt, por njëherësh që krevati të duket si i ri dhe super komod, çarçafët e bardhë janë gjithmonë zgjedhje. Kini parasysh, ato kurrë nuk zbehen pas disa larjeve!

 

Tani edhe ju e dini arsyen!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME