Dashi
Kjo javë do t’ju gjejë nervozë. Kalimi i Jupiterit në shenjën e Bricjapit nuk do të rezultojë pozitiv për ju. Dita e premte do të jetë disi e qetë, për të tjerat do t’ju duhet të bëni durim. Do të hasni vështirësi në aspektin sentimental, kurse për sa i përket aspektit profesional gjithçka duket se do të shkojë mirë.
Demi
Do të kaloni një fundjavë romantike. Venusi dhe Hëna në shenjën tuaj do të ndikojnë që gjithçka të shkojë mirë në sferën e dashurisë. Dashuri të reja do të duken në horizont, sidomos për ata që janë beqarë. Në aspektin profesional mund të hasni ndonjë vështirësi, por për fat është një gjendje kalimtare.
Binjakët
Kalimi i Jupiterit në shenjën e Bricjapit do të ndikojë në financat tuaja. Është e këshillueshme që të reduktoni shpenzimet e panevojshme, në mënyrë që t’ia dilni mbanë. Duke filluar që nga data 3 Jupiteri nuk do të ndikojë më negativisht dhe ky është një lajm i mirë. Do të jepni maksimumin në aspektin profesional, por megjithatë disa projekte do të anulohen.
Gaforrja
Gjendja emocionale këtë javë do të jetë e paqëndrueshme. Zhvendosja e ngadaltë e planetëve do të ndikojë për keq në humorin tuaj. Do të ndjeni mungesë dashurie nga ana e partnerit dhe do të ketë nga ata që do të ndahen. Përqendrohuni në punë, pasi ajo do t’ju japë kënaqësitë më të mëdha në këto momente trishtimi.
Luani
Parashikohet që kjo të jetë një javë e mbarë në aspektin profesional. Jupiteri do t’i bashkohet Saturnit në shenjën e Bricjapit, duke ju favorizuar edhe juve. Puna do të jetë në rrugën e progresit. Gjendja shpirtërore nuk parashikohet të jetë fort e mirë. Ata që ju qëndrojnë pranë do të bënin mirë të mos ju kundërshtonin.
Virgjëresha
Të gjitha energjitë tuaja gjatë këtyre ditëve do t’i përqendroni te puna. Një projekt që e keni nisur prej kohësh do të ketë zhvillime interesante. Njohjet e reja që do të keni në fundjavë do të rezultojnë frytdhënëse. Edhe në sferën e dashurisë gjithçka do të shkojë mirë. Do të lindin histori të reja dhe ata që janë çift do të gjejnë gjuhën e përbashkët me partnerin.
Peshorja
Do të ndiheni gjatë këtyre ditëve në humor të keq dhe në mëdyshje. Lidhja juaj në çift nuk po ecën dhe aq mirë dhe kjo ju bën të ndiheni të pasigurt. Jupiteri, Venusi dhe Saturni janë kthyer në pozicion të pafavorshëm, duke ju sjellë vështirësi. Ruani qetësinë dhe mbani parasysh se do të jetë një gjendje kalimtare.
Akrepi
Marsi dhe Mërkuri të kthyer në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj do të nxjerrin në pah shpirtin tuaj luftarak. Intuita do t’ju vijë në ndihmë më shumë se kurdoherë dhe me shumë gjasë do të rezultojë e frytshme për të ardhmen e afërt. Lidhja në çift do të forcohet dhe pasioni mes jush do të shtohet. Shfrytëzoni çastin.
Shigjetari
Gjatë këtyre ditëve do të ndiheni të stresuar. Ngarkesa e javës do të rezultojë e tepërt për ju, duke jua shtuar dozën e stresit. Një filxhan çaj dhe një film i bukur do të ishin ilaçi më i mirë në këto momente. Do t’ju bëjë mirë edhe të takoheni me miqtë e vjetër. Një lajm i ri në punë do t’ju ndryshojë jetën.
Bricjapi
Kalimi i Jupiterit në shenjën tuaj do të rezultojë shumë i rëndësishëm, sidomos për të lindurit gjatë dhjetëditëshit të parë të shenjës. Do të keni ndryshime në aspektin profesional, sepse do t’ju ofrohen mundësi të shumta. Dashuria do të kalojë në plan të dytë. Shumë prej jush do të kenë mundësi të konsolidojnë raportin në çift duke filluar një bashkëjetesë.
Ujori
Kjo do të jetë një javë me ulje-ngritje. Marsi dhe Mërkuri do të ndikojnë negativisht, duke ju bërë më pak tolerantë se zakonisht. Nuk do të keni kthjelltësinë e duhur për të marrë vendime të rëndësishme, prandaj bëni kujdes me kryerjen e aktiviteteve private. Në sferën emocionale gjërat do të shkojnë më mirë.
Peshqit
Këtë javë do t’ju përfshijë rutina. Duket se asgjë e pazakontë nuk do të ndodhë, por kjo nuk është medoemos diçka e keqe. Do të keni rast të shtoni fitimet tuaja, do të jeni më bindës se kurrë dhe puna do t’ju japë kënaqësi. Edhe në sferën sentimentale gjërat do të shkojnë mirë. Ndjenja dhe pasioni do të bëhen njësh.