Solidaritet për të prekurit nga tërmeti/ Televizioni grek maratonë transmetimi për mbledhjen e fondeve

Kanali shtetëror grek “ERT” ka organizuar një maratonë televizive për shqiptarët pas tërmetitë të fuqishëm të 26 nëntorit

 

Ndërkohë bëhet me dije se mbledhja e eurove në ndihmë të shqiptarëve të prekur nga tërmeti do të vijojë deri ditën e dielë.

 

Me mbështetjen e vetë Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe Shqipërisë, Hirësisë së tij Anastas, programi maratonë i titulluar: “Zinxhir mbështetje për Shqipërinë”, bën thirrje që gjithë populli grek të depozitojë ndihma.

 

Maratona televizive do të vazhdojë deri në mesnatën e së dielës, me synimin që nëpërmjet fondeve të ndërtohen shtëpi për shqiptarët e prekur nga tërmeti.

Kujtojmqë se shteti grek është solidarizuar me Shqipërinë dhe me popullin shqiptar që prej ditës që vendi ynë u trondit nag tërmeti.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME