Ja si do të jetë fundjava për të gjitha shenjat sipas astrologes Meri

‘Sot medalja e fatit përcaktohet nga ndikimi i cilësisë Tokë dhe shume planeteve në Bricjap. Kjo medalje ka dy anë. Nga njëra anë do jetë ashpërsi dhe nga ana tjetër drejtësi. Si duhet te veprojme me këtë medalje? E hedhim dhe dikujt i jep ashpërsinë dhe dikujt drejtësinë.
Jemi në pritje ccfarë na ka rezervuar fati i probabilitetit’ ka shkruar në hyrje astrologja Meri Shehu.

 

Dashi
Sapo keni dal nga një pasion i madh që ndoshta ju ka bërë të fiksuar deri diku me qëllimet në lidhje me punën por edhe në jetën erotike.Mund të përjetoni një lidhje që ju ngre nervat

 

Demi
Nuk do ta duronit dot një ashpërsi apo pengese prandaj do kërkonit të gjendeshit afër njërzve që e dini që janë të drejte dhe nuk ju bëjnë keq

 

Binjaket
E drejta nuk ndahet me thikë. Kështu që mos kërkoni që dy gjysmat tuaja të marrin në mënyrë të barabartë atë që kërkojnë në këtë periudhe

 

Gaforrja
Hëna ndodhet sot në shenjën tuaj duke mbartur problemet e Hënës së plotë në Binjak. Dy rrugë dhe dy mundësi dy dashuri që ju sot i shikoni me mëdyshje

 

Luani
Ju sot do preferoni anën e ashpër të medaljes pasi ju duket se nuk po ju marrin seriozisht dhe nuk po vendosni dot autoritetin tuaj

 

Virgjëresha
Nëse e drejta ju bie si fat mos e keqpërdorni duke inkurajuar sharjet apo mos dhënien e ndihmës aty ku kane nevojë. Sakrifica dhe terapia do e ndihmoj më shumë të drejtën tuaj

 

Peshorja
Guri i rëndë në vend të vet. Por ndoshta kjo nuk do jetë vetëm ana e jetës suaj sot. Mund të filloni me një ekuilibër të jetës suaj

 

Akrepi
Duhet të kuptoni që ju tashmë jeni mali i momentit në informacion e komunikim e plane e strategji. Lëreni monedhën e fatit të rrokulliset

 

Shigjetari
Sot jeta ju bën një loj të rrezikshme por edhe pikante. Mund të fitoni shumë por edhe mund të hasni vështirsi të çuditshme në aspektin material

 

Bricjapi
Sot monedha e fatit është e juaja në të dyja aspektet. E ashpër dhe e drejtë jeta do jetë e ashpër me ju por edhe e drejtë çfarëdo që të bëni

 

Ujori
Ju do mendoni si ta modernizoni monedhën e fatit duke i dhënë edhe opsionin e inteligjencës. Kjo do bëjë që fati me ju te jetë konstruktive jo pasive

 

Peshqit
Sot do takoni një person që do jetë kaq i ashpër me ju sa do ju zgurrdullohen sytë nga çudia dhe inati. Përpiquni të mos i shmangeni por të jeni të drejtë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME