Dy mijë vjet më parë, kjo anije po kalonte Detin Mesdhe plot me qypa, që përdoreshin në Perandorinë Romake për transportimin e verës dhe vajit të ullirit.
Për disa arsye, ajo nuk arriti kurrë në destinacion. Anija u zhyt në fund të detit dhe është zbuluar nga arkeologët pas rreth 2 mijë vjetësh, së bashku me ngarkesat.
Mendohet se mjeti lundrimit datoi në periudhën 100 vite para Krishtit deri 100 vite pas Krishtit.
Ajo mendohet se është anija më e madhe klasike që është gjetur ndonjëherë në Mesdheun lindor.
Anija 35 metra e gjatë, së bashku me ngarkesën me 6000 qypa, u zbulua gjatë një studimi në brigjet e Kefalonia, një nga ishujt Jon në brigjet perëndimore të Greqisë.