Nëna 32-vjeçare: Jetën time ua kam dedikuar djemve, nuk dua të martohem më

Elizabeta Gjurra është një grua 32-vjeçare, nënë e 3 djemve, e cila në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka treguar jetën e saj tejet të vështirë. Ajo ishte vetëm 16 vjeç kur u martua me mblesëri.

Jetesa me bashkëshortin nuk ishte ashtu siç e kishte menduar, sepse ai ushtronte dhunë ndaj saj dhe më vonë edhe ndaj fëmijëve të tyre. Pas 10 vitesh, Elizabeta vendos të divorcohet prej tij dhe së bashku me djemtë të largohet nga shtëpia.

Gjykata i la kujdestarinë e fëmijëve dhe pavarësisht se ish-bashkëshorti fitoi të drejtën t’i takonte djemtë, prej 7 vitesh nuk është interesuar dhe nuk ka kërkuar t’i takojë. Edhe pse një nënë e re, Elizabeta ka vendosur që mos martohet por t’ja kushtojë jetën e saj 3 fëmijëve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME