Shtatzënë dhe me burrin pa punë, Kendra Scott duhej të gjente një mënyrë për të bërë parà. Teksa rrinte shtrirë në shtëpinë e saj, në Austin, Teksas, duke pritur të afronte dita për lindjen e fëmijës së parë, Kendra nisi të vizatojë modele stolish. Kjo ndodhi në vitin 2002, kur ajo ishte 28 vjeçe dhe kishte vetëm 500 dollarë mënjanë, me të cilat duhej të provonte të hapte një biznes.
Pas lindjes, ajo vendosi të dalë bashkë me djalin dyqan më dyqan, për të shitur vathë e stoli të tjera. “Pasi krijova koleksionin e parë, lidha djalin pas vetes me mbajtëse trupi dhe i futa shembujt e stolive në një kuti çaji”, thotë Scott, tani 44 vjeçe.
“Shkuam dyqan më dyqan, nëpër butikët e Austinit, për të shitur stolitë. I shita të gjitha që ditën e parë. Aty u bëra me biznes”, thotë ajo. Kompania e znjsh.Scott sot vlen 1 miliard dollarë, dhe pasuria e saj është rreth 500 milionë.
Në listën e grave më të pasura në Amerikë, për vitin 2017, ajo ishte në vendin e 36-të, më lart se këngëtare si Taylor Swift apo Beyonce.