Murmansku është qyteti më i madh brenda rrethit arktit, me një të veçantë shumë të madhe. Nga 2 dhjetori deri më 11 janar, dielli nuk duket në horizont, por jeta aty vazhdon normalisht.
Qyteti u themelua në vitin 1916 me emrin Romanov mbi Murman, kur Car Nikolla II kërkoi të ngrinte aty një port që do të lejonte marrjen e furnizimeve nga aleatët e Rusisë.
Por pak muaj nga ky vendim i Carit, Revolucioni e largoi atë nga pushteti dhe qyteti u riemërua Murmansk.
Shumica e godinave aty datojnë nga epoka sovjetike, periudhë kur investimet në armatime dhe rinovimi bazës detare bënë që qyteti të arrinte pikun e tij, me gati gjysmë milionë banorë.
Sot, sipas të dhënave të fundit numri i banorëve ka rënë nën 300 mijë në qytetin rus.