Përshëndetja ushtarake ndaj Shqipërisë, por hakun Tuqisë për ne e mori UEFA

Uefa ka gjobitur Federatën e Futbollit të Turqisë dhe ka paralajmëruar më shumë se 20 lojtarë për përshëndetjen ushtarake në ndeshjet e Tetorit të vlefshme për Kualifikueset e Evropianit.

Gjestet ishin të papërshtatshme duke pasur parasysh kontekstin politik, thotë UEFA në njoftimin e vendimeve të Disiplinës. Lojtarët bën përshëndetjen ushtarake në përballjen ndaj Francës dhe Shqipërisë.

UEFA në vendimin e saj shprehet gjithashtu se lojtarët përdorën fushën e lojës për manifestime të natyrës jo sportive. Në 20 lojtarë që janë paralajmëruar është Hakan Calhanoglu, që aktivizohet me Milanin, Merih Demiral i Juventusit dhe Cenk Tosun i Everton.

Uefa gjithashtu urdhëroi Federatën e Turqisë të paguante një gjobë prej 50,000 euro. Përshëndetja ushtarake u bë në në mbështetje të forcave për sulmet në veri të Sirisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME