“Pse më lindët”…rrëfim prekës i vajzës me prindër shurdhmemecë

Etleva nga Berati ishte vajza që rrëfeu tek emisioni “Kam një mesazh për ty”,historinë e saj të trishtë, ku i kërkoi falje prindërve të saj. Ata as nuk flasin dhe as nuk dëgjojnë që prej vitesh.

E të tillë ishin njohur me njëri­tjetrin, martuar më pas dhe kishin lindur fëmijë.

Historia e saj nis aty ku nis edhe historia e prindërve të saj.

“Nuk ia kam shprehur aq sa duhet dashurinë. Ata meritojnë shumë. Kur kanë qenë të vegjël kanë pasur temperaturë të lartë dhe pamundësia bëri që ata të mos flasin dhe mos dëgjojnë për gjithë jetën. Shkollohen në Tiranë në Institut, dhe marrin profesion, mami rrobaqepëse dhe babi berber.

Kur isha e vogël më mungonin fjalët, xhani mamit, apo hajde në shtëpi. Kur kisha gjyshërit afër s’e vija re ndryshimin. Gjyshja ngrihej natën dhe më qetësonte dhe i thoshte mamit po qan goca. Ata nuk dëgjonin as kur bija as kur vritesha. Kur shihja që fëmijët e tjerë diskutonin për prindërit e tyre aty ndihesha pak në siklet, nuk flisja…”

“Pse më lindët kur ju nuk jeni të aftë për veten”, tha Etleva që gjatë moshës së adoleshencës i ka shprehur këto fjalë. “Se lodhesha dhe më vinte ndonjëherë edhe turp, se shokët mos më thonin “je vajza e atij shurdhmemecit”.

“E di që e kam lënduar mamin dhe babin, ata janë shumë të brishtë, kur unë i thoja ashtu bëheshin si fëmijë të vegjël…ndihem shumë në faj për këtë”, tha vajza e cila i kishte përgatitur një mesazh shumë të bukur për t’i shprehur dashurinë prindërve të saj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME