Shigjetari- E enjtja do të jetë mjaft pozitive, ku planetet do të jenë në anën tuaj deri në fundjavë. Jeni të favorizuar sa i takon dashurisë dhe në raport me të tjerët. Por në punë dhe në biznes, idetë tuaja kanë nevojë që të maturohen dhe të vihen në praktikë. Kjo pasi viti që po afron, mund t’i shohë në zbatim.
Peshqit- Kjo e enjte do të sjellë rikuperim të ndjeshëm, ku do të keni mundësi që ti përkushtoheni më shumë vetes dhe do të ndiheni më të qetë.
Ndoshta keni disa mendime dhe shqetësime që ju mundojnë dhe për këtë arsye, kërkoni siguri. Tashmë duhet të rikuperoheni fizikisht dhe psikologjikisht dhe do të keni mundësi që t’ia nisni nga e para.