U paralizua kur ishte 16 vjeç dhe sot ka një djalë si drita, historia e pabesueshme e dashurisë së Virionit

Dashuria ka triumfuar në mënyrën e saj më të pastër në një fshat të largët të Gramshit.

Fshati Snosem lëngon nga braktisja masive dhe skamja mbretëron kudo, por është një fshat që mbart në vete histori të mrekullueshme njerëzore

Para viteve ‘90 në fshat numëroheshin mbi 120 shtëpi, por sot janë 45. Banorët ikën nga mungesa e infrastrukturës, ose emigruan jashtë për një jetë më të mirë. Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” u ndal në këtë fshat për një histori që brenda ka dhimbje e lot.

Personazhi i radhës tek “Shqiptarët për shqiptarët” në “News24” është Virion Hysa, 33 vjeç.

Kur ishte 16 vjeç, atij i ndodhi një fatkeqësi që i ndryshoi jetën. Virioni në atë kohë dilte malit me bagëtinë. Por fati për të kishte rezervuar një rrugë tjetër, atë të dhimbjes dhe disfatave të mëdha. Goditja më e madhe i erdhi në një ditë të nxehtë korriku para 17 viteve në një pemë qershie të mallkuar, siç e quan atje mes maleve.

Jeta e djaloshit për një moment u përmbys e tëra. Ëndrrat u shuan. Pas kësaj ditë Virioni mbeti i paralizuar përjetë. Ai u rrëzua aksidentalisht nga një pemë qershie, e më pas mbeti në koma për ca kohë. Ai thotë se nuk e meriton këtë jetë të gozhduar në një karrocë me rrota.

33-vjeçari shprehet:

Fati më ra kështu. Doktori në Tiranë më tha ky nuk bëhet”.

Mes lotëve Virioni thotë se për shumë kohë ndihej si i burgosur mes mureve të shtëpisë. Por jeta e tij ndryshoi falë një personi që u bë shpëtimi i tij. Një telefonatë e gabuar, një ngatërrim numri do të ndryshonte gjithçka. Virioni bëri një telefonatë, nga ana tjetër u përgjigj një vajzë.

Komunikimi i tyre në telefon vijoi gjatë, 2 vjet rresht. Vajza i kërkonte ta takonte, por ai e shmange, refuzonte kërkesat për takim, nuk i tregonte që jetën e kishte lidhur me një karroce me rrota. Vajza nuk hoqi dorë. E vërteta nuk vonoi. Ata u takuan.

Ajo tha:

Unë e pranova si njeri, nuk e paragjykova. Familja ime nuk e dinte, kur e morën vesh u tronditën shumë. Por më vonë pas 2 vitesh e pranuan burrin tim”.
Virioni shprehet:

U gëzova shumë kur lindi djali, Odiseja”.

Djali i vogël është kthyer në shokun më të mirë të tij. Luajnë së bashku, bëjnë mundje duarsh. Virioni ka patur probleme të tjera shëndetësore. Ai është operuar në veshka. Të ardhurat familja i ka të pakta. Ai ka një vit që nuk paguan dot një eko në veshka. Ata jetojnë në një banesë më qira, banesë e cila shumë shpejt do shitet. Halli më i madh është se mos mbeten në mes të katër rrugëve.

Ai shton:

Në datë 15 prill do dalim përjashta. Nevoja urgjente kjo është, duam një kulm mbi krye”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME