Foka e vogël përshëndet e lumtur kameran nga bregu i detit

Jeni lodhur duke parë VIP-a, të cilët përshëndesin gjithë tangërllëk fansat e tyre dhe mundohen të largohen me shpejtësi e t’u shpëtojnë syrit të kameras? Ky nuk është rasti. Këtë herë kemi të bëjmë me një fokë të vogël, e cila përshëndet gjithë qejf dhe lumturi aparatin fotografik.

Happy Seal Pup Waves For The Camera On British Beach

Foka është shtrirë në breg të detit e duket se po shijon rrezet e diellit. Fotografitë janë realizuar nga Johan Siggeson në Horsey Beach, Norfolk, ku shpesh vihen re foka të tilla, të vogla.

Fotografi u shpreh:

Ishte një eksperiencë fantastike. U kënaqa duke kaluar kohën me këtë fokë. Kemi pasu rnjë mot të tmerrshëm disa ditë më parë, me shi, erë e stuhi”.

Aq të mira sa janë këto krijesa, faqja në Facebook e “Friends of Horsey Seals”, shkruan se bashkëveprimi i rrezikshëm për këto gjallesa, ndaj kërkon që njerëzit t’i admirojnë nga larg e të mos u afrohen.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME