Monedha të rralla prej 2 euro, disa prej tyre madje arrijnë vlerën 2 mijë euro.
Ka 8 prerje monedhash të euros që janë aktualisht në qarkullim në 19 nga 28 vendet e BE të cilat janë anëtarësuar në Unionin Ekonomik dhe Monetar.
Siç e dimë, monedhat janë të gjitha të njëjta në formë dhe peshë. Dallimi i vetëm i tyre është në dizainin e njërës anë, mbi të cilën secili vend ka lirinë të “shtypë” imazhin që dëshiron.
Përveç 19 vendeve të BE-së që kanë adoptuar euron, ekzistojnë katër shtete që mund të prodhojnë monedha vetëm në sajë të marrëveshjeve bilaterale me Bashkimin Evropian përmes Italisë dhe Francës, ato janë San Marino, Vatikani, Monako dhe Principata e Andorës.