Shpërthimi i gomave po vazhdon në autostradën e Nishit, gozhdat e nxjerra nga gomat kanë flamurin e Serbisë, shkruan Gazeta Metro
Bashkatdhetarët tanë gjatë këtyre ditëve përderisa po kthehen në vendet ku jetojnë janë duke u ballafaquar me problemin e shpërthimit të gomave në mënyrë të qëllimshme në autostradën e Serbisë.
Sot në mëngjes në grupin ‘Merakli t’kerreve’ në Facebook është lajmruar një rast i ri i shpërthimit të gomave, sipas fotografive të postuara shihet se gozhdat janë me flamurin e Serbisë.
“Këto janë fotot e një anëtari të grupit tonë perndryshe që ishte në pushime në Kosovë dhe duke u kthyer për në Gjermani ju shperthyen gomat e veturës në Serbi. Pasi janë nxjerrë gozhdat nga gomat e veturës, shihet edhe ne foto se gozhdat janë me flamurin serb. Ju kisha lut sa më shumë kujdes juve bashkëatdhetarë që jeni duke u kthyer nëpër Serbi.
Këto gozhda janë në autostradën Nish të Serbisë dhe kur ndaluan ne OMV Petrol për të kërkuar ndihmë ishin edhe 4 vetura të ndaluara që kërkonin ndihmë me të njejtin rast. Le të jetë mësim kjo edhe për plotikanët tanë se nuk është hera e parë që bashkëatdhetarët tanë hasin në kësi lloj problemesh” thuhet në postim.