Një orej zërave kritike kundër Festivalit të 58-të në RTSH, është dhe Agim Doçi. Autori i mijërave tekte të këngëve të muzikës së lehtë shqiptare ndër vite, ka thënë se Vera Grabocka ka bërë një autogol me organizmin e këtij festivali.

I ftuar në emisionin “Provokacia” në ABC News, Doçi u shpreh se këtë vit festivali duhet të përseritet, pasi ai që u zhvillua në dhjetor të vitit 2019 ishte thjesht një show dhe asnjë më shumë. Më tej ai kritikoi dhe pjesëmarrjen e kompozitorëve të huaj, por dhe për jurinë e cila gjysma nuk ishte shqiptare.

“Njerëz të cilët kanë një aftësi të çuditshme për të bërë festivale dhe shoë si zonja Vera Grabocka, kësaj here kanë bërë autogol. Autogoli konsiston në faktin se ky është festivali i muzikës kombëtare shqiptare dhe nuk e kam kuptuar si mund të merret me juri të huaj dhe si mund të konkurojnë të huja që nuk kanë pasaportë shqiptare. Asnjë nga juritë e Eurosong nuk bëjnë votime të blerave të këngës, por bën viktime globanike”, shprehet Doçi.

Më tej shkrimtari thekson se një ndër këngët më të arrira që kanë marrë pjesë në Eurovision është “Dua të bëhem imazhi yt” nga Anjeza Shahini. “Ishte e drejtë kryetari i Eurosong në 2005 kur tha se Shqipëria e vogël ka sjelle një këngëtare të madhe. ‘Dua të bëhem imazhi yt; në shqip. Anjeza e këndoi në anglisht për me mbledhë vota dhe shkëlqeu”, thotë ai.